LAJMI I FUNDIT:

Debat publik për Propozim-Ligjin për Përmbarim dhe për Propozim-Ligjin për Noteri në Maqedoni

Debat publik për Propozim-Ligjin për Përmbarim dhe për Propozim-Ligjin për Noteri në Maqedoni

Në hapësirat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë u organizua debat publik për Propozim Ligjin për përmbarim dhe Propozim Ligjin për Noteri.

Ky debat u organizua me qëllim të definimit të disa çështjeve të hapura në lidhje me këto ligje, por edhe me qëllim të transparencës dhe marrjes së mendimeve nga të gjithë palët e prekura nga dispozitat që bartin në vete këto dy ligje.


Po ashtu, qëllimi i këtij debati publik ishte në interes të gjetjes së dispozitave ligjore sa më kualitative që do të ofrojnë shërbime më të volitshme në rend të parë për qytetarët e më pas edhe për të gjithë subjektet tjera në vend.

Gjatë këtij debati, të pranishmit dhanë mendimet dhe qasjet e tyre në lidhje me propozim tekstet e ofruara nga Ministria e drejtësisë në lidhje me Ligjin për pëmbarim dhe Ligjin për noteri, kurse nga ministria u zotuan se do t’i marrin parasysh të gjitha propozimet dhe në afat sa më të shkurtër të mblidhen grupet punuese për ligjet përkatëse dhe të sjellin propozime sa më cilësore dhe në dobi të qytetarëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

​Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin

Politikë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori