LAJMI I FUNDIT:

Debat i ashpër mes Rron Gjinovcit dhe Arbër Reçit për mos akreditimin e disa institucioneve të arsimit universitar

Debat i ashpër mes Rron Gjinovcit dhe Arbër Reçit për mos akreditimin e disa institucioneve të arsimit universitar

Në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është zhvilluar debat i ashpër për mos akreditimin e disa institucioneve të arsimit universitar.

Arbër Reçi nga Universiteti Iliria ka thënë se ekpertët evropianë kanë bërë vlerësime për institucionin arsimor që ai përfaqëson, por ai thotë se ekspertja nga Rumania nuk ishte aspak profesionale qysh në atë vizitë, raporton Telegrafi.

“Kam hulumtuar edhe në rrjetet sociale që ky person nuk i plotëson kushtet për akreditim. Nga shtatë kushtet kjo nuk i plotëson 3 apo katër. Nuk ka pranuar asnjëherë në universitet. Para katër vitesh ka doktoruar. Që nga doktorimi asnjëherë nuk ka dhënë mësim në universitet si profesor ashtu siç e kërkon udhëzimi administrativ”, deklaroi Arbër Reçi nga Universiteti Iliria.

Nga ana tjetër Rron Gjinovci nga organizata ORCA ka thënë se është shqetësuese që përfaqësuesi i institucionit privat nuk respekton profesionin e ekspertes duke e quajtur këtë të fundit “rumune”.

“Ajo është eksperte pasi është certifikuar nga KUAR dhe ENKA. Një person si ju [Arbër Reçi] nuk mund t’i tregoni këtyre institucioneve se kush është ekspert e kush jo. Agjencia e Akreditimit është pjesë e këtyre institucioneve dhe e ka obligim të merr ekspertët nga këto institucione për vlerësimet që bëhen”, ka deklaruar Rron Gjinovci nga ORCA.

Gjinovci më tej ka akuzuar institucionet private si shkatërruese të arsimit të lartë në Kosovë.

“Këto institucione e kanë shndërruar në biznes dhënien e diplomave. Dihet se fakultetin e mbaron në institucionet private kur të mbarohen të gjitha ratat e pagesës”.

Arbër Reçi nga Universiteti Iliria ka akuzuar Gjinovcin se nuk ka asnjë përvojë në universitet derisa thotë se vet ka përvojë 24 vjeçare në universitet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori