DEA amerikane në portin e Durrësit, të gjithë kontenierët kalojnë në skaner (Video)
“Që pas kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë, drejtoria e doganave dhe policia kufitare në Durrës kanë urdhëruar që çdo kontenier të kalojë kontrollin e skanerit.
Ndërkohë thuhet se masat po monitorohen nga eskpertë të huaj të luftës kundër narkotikeve”, raporton Top Channel.
Një makinë me mbishkrimin “Policia” qëndron e parkuar pranë degës doganore brenda rrethimit të portit. Në automjetin e policisë dallohet qartë i stampuar edhe flamuri amerikan.
Sipas burimeve konfidenciale, dy agjentë të DEA-s kanë mbërritur nga Greqia në portin më të madh shqiptar ku po inspektojnë të gjitha procedurat që ndiqen nga autoritetet në kontrollin e mallrave.
Ndërkohë, kalimi i çdo kamioni dhe kontenieri në skaner dhe jo me përzgjedhje ka shkaktuar rradhë të gjata në port. Qindra konteniere të tjerë, qëndrojnë në kalatë, në pritje për tu kontrolluar dhe tërhequr nga firmat që i kanë porositur.
Sipas kompanisë “Panjiva” me seli në Nju Jorke cila analizon të dhënat e tregtisë globale, firma “Arbri Garden ” që kishte porositur kontenierin ku u gjetën 613 kg kokainë, ka marrë në dorëzim në total 97 dërgesa të tjera nga Amerika Latine.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDASH për Telegrafin: Të gjitha raportimet janë të rreme - Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut
Pse do të reduktohet numri i dëshmitarëve në Gjykatën Speciale, sipas avokatit Musa
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'