Presidenti Stevo Pendarovski sot e pranoi shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në vend ambasadorin David Geer i cili e dorëzoj raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.

Presidenti Pendarovski, siç kumtoj zyra e tij, shprehu kënaqësinë që Komisioni Evropian përsëri konstatoi përparim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në plotësimin e reformave të nevojshme edhe në raportin e riafirmoj përditshmërinë e shtetit për fillimin e negociatave për pranim në BE.

Presidenti Pendarovski shprehu pritshmëritë për miratimin e kornizës negociuese nga ana e Këshillit të BE-së dhe përcaktimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut që e shënoi fillimin e negociatave të pranimit, në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian.

Reklama
Reklama

Në takim, bashkëbiseduesit diskutuan për vlerësime kyçe në raportin, që sipas presidentit Pendarovski paraqet fotografi objektive për gjendjen në shtet.