LAJMI I FUNDIT:

David dhe Victoria Beckham me mesazh të veçantë në “One World: Together At Home”

David dhe Victoria Beckham me mesazh të veçantë në “One World: Together At Home”
David dhe Victoria Beckham (Foto: Getty Images/Guliver)

David dhe Victoria Beckham po ashtu morën pjesë në koncertin e organizuar nga Lady Gaga “One World: Together At Home” të shtunën.

Çifti dërgoi një mesazh nga shtëpia e tyre luksoze në Cotswolds për ngjarjen globale të shtunën në mbrëmje, duke u bashkuar me një numër të madh të të famshmëve që ishin pjesë e këtij evenimenti madhështor.

Derisa po flisnin nga shtëpia e tyre, dyshja thanë se ‘nëse ka një gjë të mirë nga kjo pandemi globale’, është se ‘ne mund të kalojmë kohë më shumë së bashku si familje’.

David dhe Victoria Beckham (Foto: YouTube)

David, i cili me Victorian dhe tre fëmijët e tyre, Romeo, 17 vjeç, Cruz, 15 dhe Harper, tetë vjeç, është izoluar në Cotswolds, filloi mesazhin duke thënë:

“Është e shkëlqyeshme të bashkohemi me ju për këtë ngjarje të mahnitshme. Nëse ka ndonjë rresht argjendi që vjen nga kjo situatë, është të kaloni kohë së bashku si familje dhe për këtë jemi mirënjohës”.

Edhe Rita Ora pjesë e koncertit “One World: Together At Home”, interpreton “I Will Never Let You Down”
Lexo po ashtu Edhe Rita Ora pjesë e koncertit “One World: Together At Home”, interpreton “I Will Never Let You Down”

“Ne e dimë që ka njerëz atje që rrezikojnë jetën e tyre për të na mbajtur të gjithëve të sigurt, ne duam të bashkohemi me të gjithë juve për t’ju thënë një falënderim masiv për ta”.

David dhe Victoria Beckham (Foto: YouTube)

“Falënderimet tona u drejtohen të gjithë punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, të cilët po punojnë kaq shumë duke i lënë familjet e tyre të shkojnë në punë për të na mbrojtur ne dhe fëmijët e tyre”, ka thënë në anën tjetër Victoria.

“One World: Together at Home” gjithashtu është organizuar edhe nga “Global Citizen” dhe World Health Organization (WHO)”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

U tha se kërkoi 600 mijë euro për të prezantuar, Arbana Osmani thyen heshtjen - flet për herë të parë për atë që ndodhi me Big Brother VIP

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Ka pasuri prej 350 milionë dollarësh, Will Smith: Në moshën 50 vjeçare, kuptova që paratë nuk mund të të bëjnë të lumtur

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Kalo në kategori