David Beckham u pa duke i fshirë lotët teksa iu afrua arkivolit të Mbretëreshës Elizabeth II, pas një pritjeje 13-orëshe të premten (16 shtator).

Legjenda e futbollit, 47 vjeç, ishte mes mijërave personave që iu bashkuan radhës prej tetë kilometrave.


"Mendova se do të ishte më e qetë të vinte në orën 2 të mëngjesit... e kisha gabim!", ka pranuar Beckham para kamerave.

62484525 11219511 Beckham waited alongside thousands of other mourners waiting to  a 55 1663339552636

Ndërsa ish-kapiteni i Anglisë më në fund arriti, u bë një ndryshim i gardës, ndërsa kamerat e transmetimit qëndruan mbi të ndërsa ai shikonte ceremoninë.

Beckham, baba i katër fëmijëve, ishte emocional teksa priste radhën për të nderuar përkrah turmës së mijëra njerëzve, dhe u pa duke fshirë sytë dhe duke mbuluar gojën me dorë teksa i afrohej pjesës së përparme të procesionit, shkruan DailyMail.

62484339 11219511 David Beckham wiped a tear from his eye as he approached the Que a 78 1663339552681

Ish-sulmuesi i Manchester United më në fund arriti te arkivoli i Mbretëreshës rreth orës 15:30 pasi priti në radhë për 13 orë dhe iu deshën vetëm disa sekonda për të ulur kokën përpara se të lëvizte për t'u hapur rrugë njerëzve pas tij.

Kur Beckham më në fund u pa në turmë, ai foli për media për vendimin e tij për t'u zgjuar dhe për t'u bashkuar me qindra mijëra persona të tjerë që priten të vizitojnë Mbretëreshën dhe për të bërë nderime.

62484621 11219511 Beckham appeared emotional as he waited his turn to pay his resp a 56 1663339552637

“Isha aq me fat që kisha disa momente të tilla në jetën time që e takova, më nderoi, të jem pranë Madhërisë së saj. Sepse të gjithë mund të shohim dashurinë që ka treguar, sa e veçantë është ajo dhe sa e veçantë ishte dhe trashëgiminë që ajo la pas... Është një ditë e trishtueshme, por është një ditë për ne që të kujtojmë trashëgiminë e pabesueshme që ajo ka lënë pas”, tha Beckham.

Beckham tha se ai e konsideron veten me fat që ka takuar Mbretëreshën në kaq shumë raste.

62484519 11219511 He told ITV News Probably the most special moment for me was whe a 53 1663339552634

“Për të përfaqësuar vendin tim, për të qenë kapiten i vendit tim, sa herë që qëndronim aty dhe vishnim ato këmisha të Tre Luanëve dhe unë kisha shiritin tim dhe këndonim God Save Our Queen, kjo ishte diçka që do të thoshte kaq shumë për ne dhe çdo herën që e bëmë, ishte diçka e veçantë”, tha ai.

"Kjo ditë do të ishte gjithmonë e vështirë për kombin, është e vështirë për të gjithë në mbarë botën, sepse të gjithë po e ndjejnë atë", u shpreh ish-futbollisti.

62484529 11219511 A changing of the guard occurred moments before Beckham was due  a 54 1663339552635

Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë publikun duke mbajtur telefonat në ajër për të shkrepur një foto të ish-futbollistit teksa priste përkrah tyre.

Disa ishin aq të zënë duke u përpjekur të kapnin një foto sa harruan të vazhdonin të ecnin përpara, duke shkaktuar tollovi.

62480659 11219511 Beckham carried an umbrella and seemed unfazed as fans took phot a 58 1663339552666

Një burim i afërt me futbollistin tha se ai hyri në procesionin e njerëzve që prisnin të shihnin Mbretëreshën në orën 2 të mëngjesit.

Ndërsa Beckham ishte vetëm, ai u tha mediave se do t'i bënte nderime Mbretëreshës së ndjerë në emër të familjes së tij dhe donte të ishte i pranishëm në mesin e të gjithë atyre që u shfaqen në Westminster Hall.

62488881 11219511 image a 5 1663346855636

Beckham mori komete të shumta pozitive në internet që iu bashkua në heshtje procesionit me njerëzit e tjerë në radhë duke u përpjekur të mos binte në sy. /Telegrafi/

62480673 11219511 At times Beckham lowered his head as he passed others in the que a 62 1663339552670

62487031 11219511 image a 21 1663344385063

62487039 11219511 Her Majesty and Beckham shake hands at The Queen s Young Leaders a 24 1663344536275