David Agus, “Rock Star” i shkencës: Nëse doni të jeni të shëndetshëm dhe të rinj, ndiqni këto 18 rregulla!

David Agus është një mjek jashtëzakonisht i vlerësuar dhe i respektuar në SHBA, ndërsa librat e tij janë ndër më të kërkuarit
Mjeku Agus e trajtoi Steve Jobsin për një kohë të gjatë, por ai nuk mund ta kuronte atë, sepse Jobs refuzoi të hiqte me kirurgji kancerin nga trupi i tij, transmeton Telegrafi.
Onkologu i famshëm, David Agus, profesor i mjekësisë tek Universiteti i Kalifornisë Jugore, ka listën e tij të rregullave për të jetuar pa sëmundje:
1. Kafeina. Së pari, duhet ta merrni atë vetëm nga produkte natyrore – kokrra të plota kafeje dhe gjethe të plota çaji. Së dyti, nuk duhet të pini kafe ose çaj më shumë se një ose dy herë në ditë…
2. Buzëqeshni. Një buzëqeshje në vetvete, madje edhe pa dëshirë, e detyron trurin të lëshojë endorfinë dhe serotoninë – hormone që janë “lehtësuesit e dhimbjes” më të mirë gjatë stresit.
3. Mos u lodhni nga stërvitjet e rënda në palestër disa herë në javë. Çelësi i shëndetit të mirë është t’i jepni trupit 15 minuta ngarkesë të rëndë çdo ditë, e cila do të ngrinte pulsin me rreth 50% të ritmit të zakonshëm. Një shëtitje e gjatë në shkallë deri në katin e fundit të zyrës është ushtrimi më i mirë.
4. Kushtojini vëmendje pulsit, aktivitetit motorik, presionit.
5. Ditët e peshkut. Ju duhet të hani të paktën tri vakte në javë që përfshijnë pjata peshku. Për të ndihmuar zemrën dhe trurin tuaj, është më mirë të zgjidhni peshk të kuq – salmon ose troftë.
6. Pini një gotë verë të kuqe me darkë. Vera parandalon sëmundjet e zemrës dhe enëve të gjakut.
7. Merrni magnez dhe vaj peshku, që mund t’ju shpëtojnë nga goditja në tru dhe sulmi në zemër për disa vjet. Monitoroni numrin e trombociteve në gjak – mos lejoni që gjaku të mpikset.
8. Sigurohuni që të hani kafjall.
9. Është e rëndësishme t’i ndërroni shpesh ndërresat e krevatit.
10. Mbathni vetëm këpucë të rehatshme. Më e mira që mund t’ia mundësoni vetes.
11. Ecni 1 deri 3 km në ditë.
12. Pini smoothie jeshile dhe smoothie të tjerë për të rimbushur vitaminat.
13. Hani ushqim të vërtetë: mish – por jo sallam, peshk – por jo ushqim të konservuar, perime – por jo sallata të blera. Sa më pak të jetë i përpunuar produkti, aq më i dobishëm është për trupin.
14. Mos blini lëngje në tetrapak.
15. Bëhuni pozitivë. Me të vërtetë funksionon.
16. Kini kujdes nga djegiet nga dielli. Dëmtimi i shëndetit nga rrezet e diellit zakonisht nuk është i dukshëm menjëherë.
17. Shmangni ekspozimin ndaj rrezeve X, sidomos në aeroporte.
18. Lutuni. Madje edhe në punë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk