Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas raportimeve në media se ai është ndaluar nga policia në Austri.

Në profilin e tij në Facebook Haradinaj ka shpërndarë një fotografi të bërë në sheshin e kryeqytetit të Austrisë, duke lënë të kuptohet se ai është i lirë dhe se nuk është arrestuar nga policia.

Ndryshe në disa media u raportua se deputeti Haradinaj është ndaluar nga policia austriake pas një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia, dhe se ai është marrë në pyetje në ambientet e aeroportit.

Telegrafi ka provuar të bisedojë me deputetin Haradinaj, mirëpo ai ka qenë i pa qasshëm.

Kujtojmë se edhe kryeministri i Kosovës njëherësh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vitin 2017  ishte arrestuar me 4 janar në Colmar të Francës me një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa ishte liruar 4 muaj më pas pasi që Gjykata në Colmar të Francës kishte refuzuar kërkesën ekstraduese të Serbisë./Telegrafi/