LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj: Emri jo gjithmonë e krijon Ushtrinë

Daut Haradinaj: Emri jo gjithmonë e krijon Ushtrinë

Në Kuvendin e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë kaluar në shqyrtim të parë të tre Projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, duke folur për kohën kur ishte pjesë e UÇK-së, ka thënë se në atë periudhë nuk është menduar se një ditë Kosova do të bëhet me Ushtri.

“Në atë kohë kur kemi filluar këto lëvizje, është menduar diçka krejt tjetër. Ka qenë ushtri vullnetare [UÇK] por qëllimi ka qenë lufta kundër Serbisë dhe largimi i Serbisë nga këtu”.

“Këto rrethana janë krejt ndryshe – ishte unifikim i gjithë spektrit politik dhe pakicave të tjera. Pas luftës, ka vonesa të tepruara deri në këtë ditë”.

“Synimi ka qenë liria, dhe jemi nisur për një ide që duhet bashkuar territoret shqiptare me shtetin ëmë. Kosova e krijoi një pavarësi të veten, menjëherë pas luftës krijoi institucionet e nevojshme, dhe me Pavarësinë e Kosovës, u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës që kishte kapacitete të limituara”.

Megjithatë Haradinaj si i ftuar në Info Magazine të Klan Ksoovës ka thënë se kjo çfarë ka ndodhur sot “nuk është mrekulli e botës, por është një avancim, të nevojave si shtet”.

“Në rrethanat ekzistuese ëhstë një zgjidhje e mrë, nuk na ndalë as sot, askush që të plotëosjmë kushtet, por nëse shohim ligjet që janë votuar sot nuk i mungon asnjë element kapacitetet mbrojtëse”.

Deputeti i AAK-së ka folur edhe për ndryshimin e emrit, duke thënë se emri nuk ëhstë faktor kyç për krijimin e Ushtrisë.

“Ne kemi një mungesë të ndërrimit të emrit, po supozojmë që Izreali është llogaritur një nga shtetet më të fuqishme ushtarakisht, por e ka njëjtë si ne”.

“Ndoshta po flasim për emrin, por nuk është emri që gjithmonë e krijon ushtrinë”.

Haradinaj ka thënë se ka parë një vullnet të mirë edhe te Lista Serbe.

“Ne kemi parë një vullnet të shumicës dhe të pakicave joserbe, por nëse shihni edhe qëndrimin e Listës Serbe nuk ka qenë shumë agresiv, më shumë aludonin për nevojat për zhvillim ekonomik se edhe niveli ekonomik nuk është i kënaqshëm”.

“Nuk besoj se krijimi i Ushtrië rrezikon qytetarët serbë por do të jetë mekanizëm që çdo qytetar do të ndjehet i sigurt në këtë uniformë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori