LAJMI I FUNDIT:

Daut Demaku: Rusia dhe Turqia kanë eliminuar kokat e ndritura të popullit shqiptar (Video)

Daut Demaku: Rusia dhe Turqia kanë eliminuar kokat e ndritura të popullit shqiptar (Video)

Publicisti, shkrimtari, dhe njeriu që solli frymën e re të të menduarit e të jetuarit në Kosovë, Daut Demaku ka qenë i ftuari i parë në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini.

Demaku ka thënë se shqiptarët kanë pasur prej 600 vjetësh egoizëm primitiv, dhe kjo dëshmohet se përpos Gjergj Kastriotit – Skënderbeut që i ka shërbyer vetes, gjithë tjerët u kanë shërbyer pushtuesve të huaj.


Ai thotë se shqiptarët kanë qenë superfuqi me territor, por sipas tij ata që kanë dashur t’i grabisin tokat shqiptare, sidomos Rusia dhe Turqia, kanë eliminuar kokat e ndritura të këtij populli.

Demaku thotë se në politikë gjithmonë kemi pasur egoistët, ndërsa për edukimin e kombit shqiptar duhet të kujdeset akademia e shkencave.

“Shikoni akademinë serbe, çdo tre muaj dalin me platforma, porosi. Akademia jonë prej 20 vitesh po bën gjumë dimërorë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Shkrimtari ka dhënë se populli duhet të edukohet dhe ky edukim duhet të fillojë para se të ngjizet fëmija.

“Shumësia nuk ka ndonjë rëndësi. India ka popullsi prej 1 miliardë banorësh, ndërsa Sllovenia ka vetëm 2 milion. Por kurrë India nuk mund të bëj shtet si Sllovenia apo Norvegjia”, tha ndër të tjera Daut Demaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori