LAJMI I FUNDIT:

Data e përafërt kur do të prezantohet BMW 4 Series nuk është aq larg ka pritej

Data e përafërt kur do të prezantohet BMW 4 Series nuk është aq larg ka pritej

Ky model është gati dhe brenda dy muajsh, ka mundësi ta shohim në tërësi

Në bazë të imazheve të rrjedhura, tashmë është parë dukja që do ta ketë BMW 4 Series, me gjithë grillin gjigant që nuk e kishte modeli aktual, transmeton Telegrafi.

Sipas BMW Blog, data e përafërt kur do të prezantohet ky model nuk është aq larg sa pritej, pasi ka mundësi të shfaqet gjatë muajit qershor.

Makina duket se ishte gati të prezantohej në Detroit Auto Show, që ishte planifikuar të zhvillohej në të njëjtën kohë, por nuk ndodhi shkaku i anulimit të këtij aktiviteti. Pasi që gjithçka duket se është gati, nuk do të kalojë gjatë pas prezantimit dhe BMW 4 Series të hyjë në prodhim.

Vetëm se do të kalojë kohë e gjatë derisa të shfaqet nga afër, sepse të gjitha aktivitete për shfaqjen e veturave janë anuluar dhe prezantimi do të jetë vetëm përmes internetit.

Bazuar në imazhet e rrjedhura, ky model e ka grillin shumë më të madh, në mënyrë që të bëjë dallimin me 4 Series aktual dhe 3 Series.

Gjatë kohës sa testohej, është parë edhe brendia e BMW 4 Series, që ka nivel shumë më të lartë teknologji dhe stil shumë më të mirë. /Telegrafi/