Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë ndërprerë një dasmë në Mamushë të Prizrenit dhe kanë dënuar organizatorin, e po ashtu edhe dasmorët.

Sipas komunikatës për medie, ata kishin pranuar një informatë se në Mamushë ishte duke u mbajtur një aheng familjar dhe kishin intervenuar menjëherë.

“Më 14.09.2021 rreth orës 20:55, policia  ka pranuar një informatë se në Mamushë, është duke u mbajtur një aheng familjar në një shtëpi. Policia dhe inspektoret e AVUK-ut  kanë reaguar menjëherë, duke marre masa ndaj organizatorit të cilit i është shqiptuar gjobë, ndërsa nga ana e policisë janë shqiptuar gjoba te pranishmeve  për mos respektim të distancës dhe dasmoret e pranishëm janë shpërndarë”, thuhet në komunikatë.

Tutje, policia Rajonale në Prizren, vazhdimisht ka bërë thirrje për respektim të masave dhe ligjit antiCOVID19, andaj në të gjitha rastet do të veprojë në bazë të kompetencave ligjore dhe do të marren masat adekuate përkatëse. /Telegrafi/