LAJMI I FUNDIT:

“Dasmë” në Bashkinë e Shkodrës, rigjallërohet tradita kulturore

“Dasmë” në Bashkinë e Shkodrës, rigjallërohet tradita kulturore

Organizohet aktiviteti për rivitalizimin e trashëgimisë shpirtërore.

Rituali i dasmës shkodrane së bashku me këngët dhe vallet e saj mbetet një prej pasurive më të çmuara jomateriale të qytetit andaj ajo u risoll edhe njëherë në vëmendje për vlerat muzikore dhe etnografike që bart.


Kësaj here Bashkia e Shkodrës çeli dyert për të pritur “dasmorët” që pushtuan hollin e saj në eventin “Ardhshi t’bardhë n’ahengun tonë”.

Në rolin e çiftit dhe ahengxhijve të dasmës ishin artistët e qytetit, pjesë e Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” të cilët sollën atmosferën e një dasme tipike shkodrane ku nuk mungonin as elementët e pajës apo gostisjes me ëmbëlsirat tradicionale.

Rituali i dasmës shkodrane është vazhdim i aktiviteteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë shpirtërore. Për organizatorët e eventit është shumë e rëndësishme rivitalizimi i kësaj tradite të vyer të qytetit.

Synimi i këtij aktiviteti është promovimi i pasurisë së vlerave të trashëgimisë kulturore jomateriale.