LAJMI I FUNDIT:

Dashuria e vërtetë zgjat me dekada

Dashuria e vërtetë zgjat me dekada

Dihet që është sentimentale, por nervozizmi magjik në fillim të lidhjes është rezultat i hormoneve të trazuara. Por dashuria tek e cila çon ajo – dhe ndjenja intensive e të qenit të dashuruar – është emocion afatgjatë.

Një hulumtimi ka zbuluar që madje edhe pas 10 jetësh martesë, niveli i dashurisë mund të jetë intensiv si në fillim të lidhjes. Në studim janë anketuar 274 individë të martuar.


Dyzet për qind të subjekteve që ishin të martuar më gjatë se dhjetë vjet u kanë thënë hulumtuesve që janë ende “të dashuruar shumë intensivisht”. 13,4 për qind kanë thënë që janë “intensivisht të dashuruar”, ndërsa 26,2 për qind janë pajtuar me deklaratën që janë “shumë të dashuruar”, shkruan “Daily Mail”.

wallpaper-of-love-couple-2

Ndjenjat janë definuar nga kombinimi i disa faktorëve, siç janë të menduarit pozitiv për partnerin, tërheqja e ndërsjellë, joshja seksuale dhe lumturia e përgjithshme e jetës.

Autorët e studimit thonë që rezultatet e saj janë në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm që ndjenjat e dashurisë bien me kalimin e kohës.

Siç duket, kjo është më shumë e vërtetë për çiftet të cilët tashmë një kohë të gjatë kanë kaluar dekada, transmeton Koha.net. Derisa zbulimet kanë treguar rënie në ndjenjat shumë intensive të dashurisë tek të martuarit për më shumë se 20 vjet, ato rriten përsëri deri në 40 për qind tek çiftet e martuar për më shumë se 30 vjet.

Megjithatë, ka dallime mes çifteve kur është në pyetje sjellja e cila paraqet ndjenjë intensive të dashurisë.

Senior Couple Beach Lifestyle

Për meshkujt, të menduarit për partnerin e tyre gjatë gjithë kohë është shenjë kyçe e dashurisë së thellë, por kjo nuk vlen edhe për femrat.

Pjesëmarrëset femra, përkundër kësaj, ndjenjat e forta i kanë lidhur me pasionin sipas faktorëve që nuk kanë lidhje me marrëdhënien, kanë zbuluar autorët e studimit.

Këtë ide që femrat kanë nevojë për hapësirë për të qenë të lumtura e ka shpjeguar Iris Krasnov, e cila në librin e saj ka shkruar: “për të mbajtur premtimin “derisa vdekja të na ndajë” pa atë që dikush të vritet më parë, femra duhet të ketë punën dhe hobit që i do”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Katër numrat që nëse i telefononi mund t’jua shpëtojnë jetën

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori