LAJMI I FUNDIT:

Dashamirët e natyrës dhe peshkatarët, kundër reklamës së Jeep Wrangler (Video)

Dashamirët e natyrës dhe peshkatarët, kundër reklamës së Jeep Wrangler (Video)

Prodhuesi amerikan Jeep ka realizuar një reklamë, për të treguar aftësitë e mahnitshme të modelit Wrengler, duke lëvizur nëpër terren të vështirë.

Xhipi që lansohet gjatë vitit që vjen, është parë teksa lëvizte nëpër një liqe artificial dhe ngjitej me lehtësi sipër një ujëvare, transmeton Telegrafi.


Këtë nuk e kanë pëlqyer aspak dashamirët e natyrës dhe peshkatarët, pasi hyrja e makinës në ujë shkakton ndotje, deformon brigjet dhe rrjedhën e ujëvarës, si dhe dëmton gjallesat që ndodhen në të.

“Jeep kaloi pranë hapësirave ku peshqit lëshojnë vezët dhe aty ku banojnë amfibët, duke shkaktuar vetëm dëme. E pamë që ka amortizator të mirë, por le t’i shfrytëzoi për rrugë”, është thënë mes tjerash në reagim.

Më këtë nuk është dashur të shahet kompania, apo ndonjë thirrje për bojkot, por vetëm që të largohet kjo reklamë që inkurajon lëvizjen e veturave në ujë, gjë që nuk është aspak e rekomandueshme. /Telegrafi/