LAJMI I FUNDIT:

DASH: Terrorizmi iranian po përpiqet të infiltrohet edhe në Shqipëri!?

DASH: Terrorizmi iranian po përpiqet të infiltrohet edhe në Shqipëri!?

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi kohët e fundit Raportin mbi Terrorizmin e Shteteve në 2016-n.

Në të thuhet: “Irani vazhdoi aktivitetin e tij lidhur me terrorizmin në 2016, duke përfshirë mbështetjen për Hezballahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupet e ndryshme në Siri, Irak dhe në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkruan Iran News Update.


Raporti, megjithatë, nuk përmend aktivitetet e Iranit në Evropë, të cilat në masë të madhe kanë mbetur të pazgjidhura, ndërsa ky shtet shton praninë dhe burimet e tij në Evropë, veçanërisht në Ballkan.

Po ashtu, në këtë raport përmendet edhe shënjestrimi i Shqipërisë për aktivitete terroriste. Reza Shafa, një ekspert iranian, e ka quajtur atë një “një pikëmbështetje në kontinentin evropian.”

Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar “organizata bamirëse” dhe “organizata kulturore” që shërbejnë si organizata të fshehta për Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe Ministrinë e Inteligjencës.

“Qeveria dhe Parlamenti i Shqipërisë ishin në një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar iranian të opozitës, MEK, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar”, thuhet ndër të tjera në artikullin e publikuar nga Iran News Update.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori