LAJMI I FUNDIT:

DASH për liritë fetare në Kosovë: Vështirë të ndahen problemet me karakter etnik dhe ato me karakter fetar

DASH për liritë fetare në Kosovë: Vështirë të ndahen problemet me karakter etnik dhe ato me karakter fetar

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilët theksohen probleme të ngjashme me të kaluarën.


Në kapitullin për Kosovën, raporti thekson se Kushtetuta ndalon diskriminimin fetar dhe siguron lirinë e fesë, por tërheq vërejtjen se ligji nuk lejon që grupet fetare të regjistrohen si persona juridik, duke krijuar pengesa për ta në kryerjen e punëve të tyre. Qeveria miratoi dhe Parlamenti shqyrtoi, por nuk votoi një projektligj që do t’i lejonte grupet fetare të regjistroheshin si persona juridik.

Grupet fetare janë ankuar se autoritetet nëpër komuna shpesh nuk u ofrojnë të drejta dhe përfitime të barabarta, posaçërisht kur bëhet fjalë për pronat e tyre dhe vendvarrimet.

Raporti vë në pah incidente me karakter fetar, ndonëse aty thuhet që shpesh për shkak të situatës në vend, është e vështirë të ndahen problemet që kanë karakter etnik dhe ato me karakter fetar. Kjo është më e theksuar tek komunitetit serb kur përkatësia etnike dhe ajo fetare janë një.

Raporti thekson se Qeveria ka punuar me Bashkësinë Islame të Kosovës për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe ka dënuar dëmtimet e objekteve fetare.

Në raport përmenden edhe rastet e dënimeve dhe ndjekjeve ligjore ndaj imamëve të përfshirë në veprimtari që nxisin ekstremizmin e dhunshëm, siç është dënimi me dhjetë vjet heqje lirie i imamit Zekirja Qazimi, në maj të vitit 2016 për rekrutim dhe nxitje të terrorizmit si dhe ngritjen e akuzës kundër katër imamëve në shtator të vitit të kaluar për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore e etnike.

Në kuadër të përpjekjeve për nxitjen e tolerancës fetare, qeveria ka organizuar në fillim të qershorit konferencën e pestë ndërfetare duke vënë theksin tek roli i gruas në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ndërsa në muajin mars është zhvilluar një konferencë mbi dialogun ndërfetar dhe ruajtjen e trashëgimisë fetare për të nxitur ripajtimin dhe luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në raport thuhet mes tjerash se udhëheqësit e bashkësive të ndryshme fetare flasin për marrëdhënie të mira ndërmjet tyre dhe kanë marrë pjesë në shumë nisma e diskutime për çështjet ndërfetare.

Përfaqësuesit e Ambasadës amerikanë theksohet në raport, janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët për të zgjidhur çështjet që rëndojnë gjendjen e lirive fetare në Kosovë. /VOA/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori