DASH: Liderët e Maqedonisë së Veriut duhet të ndalojnë me ndërhyrjen politike në gjyqësor
Nga Departamenti i Shtetit Amerikanë në pyetjen e “Zërit të Amerikës” në gjuhën maqedonase në SHBA-të është një nga 5 vendet që ka siguruar ndihmë juridike për mbledhjen e dëshmive për e “Shkupi 2014”, thanë se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin qeveritë, partnerët e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Prokuroria Publike të premten bëri të ditur se janë duke u zhvilluar hetime ndaj 15 personave dhe 7 personave juridike për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe pastrim parash për 11 përmendore nga ku janë pastruar më shumë se 16 milionë euro, para nga buxheti.
“Lufta kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është prioriteti kryesor i administratës Biden. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeveritë, partnerët e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, çrrënjosjen e korrupsionit, rritjen e transparencës, zbatimin e llogaridhënies dhe forcimin e mëtejshëm të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike”, tha zëdhënësi i Departamentit i Shtetit.
Në deklaratë thuhet se “udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut duhet të tregojnë rezultate të forta, të prekshme në luftën kundër korrupsionit, duke forcuar pavarësinë institucionale dhe duke kufizuar ndërhyrjet politike, veçanërisht në gjyqësor, e cila është thelbësore për përmbushjen e qëllimeve të anëtarësimit në BE dhe ndërtimin e besimin e qytetarëve te qeveria”.
Dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së për Politikat Evropiane dhe NATO-n, Spancer Boyer, për Zërin e Amerikës në maqedonisht të enjten, tha se është e rëndësishme për sigurinë rajonale dhe globale që Maqedonia e Veriut të fokusohet në demokraci dhe sundim të ligjit.
“Sigurisht, ne kujdesemi për demokracinë dhe sundimin e ligjit në përgjithësi për të gjithë aleatët dhe partnerët tanë. Ne mendojmë se fokusimi në ato gjëra dhe të pasurit demokraci të forta është i rëndësishëm për të pasur sisteme të forta për të qenë elastik, për të kontribuar më gjerësisht në sigurinë rajonale dhe globale. Kështu që kjo është gjithmonë e rëndësishme”, tha Boyer./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak