LAJMI I FUNDIT:

Dardan Berisha nuk largohet pa përfunduar stinori

Dardan Berisha nuk largohet pa përfunduar stinori

Dardan Berisha nuk e ka ndërmend të lëvizë nga Kosova pa përfunduar stinori. Ai ka vendosur t’i qëndrojë besnik qytetit të tij dhe skuadrës, ku e ka filluar karrierën, Pejës. Kjo për të vetmen arsye, që të përfundojë atë për çka është rikthyer nga Polonia.

Misioni i tij është titulli kampion dhe Kupa e Kosovës, që edhe e kanë sjellë Berishën në basketbollin kosovar, ndërkohë që atij mendjen mund t’ia ndërrojë vetëm ndonjë super ofertë nga ndonjë klub evropian.

“Vetëm nëse do të vijë ndonjë ofertë nga ndonjë klub shumë serioz evropian, i cili bën pjesë në garat ndërkombëtare, mund të sjellë ndonjë largim të papritur nga Peja, përndryshe jam pjesë e ekipit deri në përfundim të stinorit”.


“Menaxheri im po merret me ofertat dhe do të shohim çka do të ndodhë”, ka thënë Berisha për Zëri. /Telegrafi/