LAJMI I FUNDIT:

“DAP nuk mund të mundësojë keqpërdorimin e të dhënave personale” (Video)

“DAP nuk mund të mundësojë keqpërdorimin e të dhënave personale” (Video)

Nëse tani Drejtoria për Ardhura Publike ka kontroll sekret për të gjithë qytetarët, atëherë të dhënat personale janë vënë në pyetje. Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nëpërmes një komunikate njofton se tani vetëm se ka dhënë mendim negativ, që DAP të ketë kontroll mbi llogaritë bankare.

Sipas Drejtorisë me propozimin e ndryshimit të ligjit i mundësohet që DAP të përpunojë të dhëna personale të një munri të pakufizuar të personae, të cilat nuk i duhen, ndërsa jepen mundësi për keqpërdorim.


Bëjmë thirrje që të mbrohen të dhënat personale të qytetarëve gjatë ndryshimeve ligjore dhe të jenë në pajtueshmëri me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Paraqitja e të dhënave të para për vitin 2018 nuk do të jetë e përkryer që DAP të sigurojë kontroll në të gjitha taksat e qytetarëve, sepse serveri i tanishëm i DAP nuk siguron mbrojtje të të dhënave personale. /Telegrafi/

*Kanal 5