LAJMI I FUNDIT:

Danimarka kërkon të marr me qira qelitë e burgjeve në Kosovë, MD pritet të jap sot detaje

Danimarka kërkon të marr me qira qelitë e burgjeve në Kosovë, MD pritet të jap sot detaje
Foto: Ilustrim

Ministria e Drejtësisë sot pritet të sqarojë në detaje kërkesën e Danimarkës për marrje me qira të qelive të burgjeve në Kosovë.

Telegrafi merr vesh se ka pasur diskutime mes ministrive të Drejtësisë, asaj të Kosovës dhe Danimarkës në lidhje me këtë çështje.


Ministria e Drejtësisë pritet që gjatë ditës së sotme të jap më shumë detaje në lidhje me këtë temë, për të cilën kishte folur ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup të mërkurën.

Ndryshe, Danimarka ka bërë të ditur se ky vend do të marrë me qira 300 qeli burgjesh në Kosovë.

Sipas mediave atje, kjo është bërë e ditur nga ministri i Drejtësisë, Nick Hækkerup të mërkurën, pas negociatave të marrëveshjes me Partinë Popullore Daneze, SF dhe Konservatorët.

Danimarka thotë se do të marrë hua 300 qeli burgjesh në Kosovë
Lexo po ashtu Danimarka thotë se do të marrë hua 300 qeli burgjesh në Kosovë

Përveç kësaj, thuhet më tej, kapaciteti i burgut në Danimarkë duhet të zgjerohet me disa qindra vende. Kështu, kjo duhet të bëjë të mundur trajtimin e deri në 1000 të burgosur më shumë se sot.

“Ndër të tjera, jemi dakord që duhet të punohet për t’u marrë me qira burgjet në Kosovë për të dënuarit për dëbim nga vendet e treta. Dhe ne jemi duke u zgjeruar me më shumë vende burgje në burgjet daneze si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë”, citohet të ketë thënë Nick Hækkerup për marrëveshjen.

Disa nga arsyet pse Danimarka po kërkon qeli për të burgosurit në Kosovë
Lexo po ashtu Disa nga arsyet pse Danimarka po kërkon qeli për të burgosurit në Kosovë

Ndërsa, sipas zëdhënësit të politikës ligjore të Partisë Popullore Daneze, Peter Skaarup, kjo lehtëson barrën mbi sistemin danez të burgjeve.

“Kriminelët e deportuar tashmë mund ta kryejnë dënimin jashtë vendit dhe nuk është sekret se në burgjet daneze ka probleme hapësinore”, ka thënë Skaarup.

Megjithatë, ka të tillë që kanë dyshime rreth një marrëveshje të tillë.

Siç shkruan mediumi në fjalë, e Majta Radikale nuk do të hynte në marrëveshje në kushtet e dhëna dhe u largua nga negociatat.

Sepse përvoja nga jashtë është e frikshme, thotë zëdhënësja ligjore e partisë Samira Naëa.

“Norvegjia ka pasur më parë një marrëveshje shumë të keqtrajtuar për të marrë me qira burgje në Holandë. Ne jemi shumë të shqetësuar që ne në Danimarkë nuk duam të marrim përgjegjësinë për të burgosurit tanë vetë. Sistemi i burgjeve të Kosovës është kritikuar për korrupsion, dhunë ndërmjet të burgosurve dhe stafit të trajnuar dobët”, ka tërhequr vërejtjen ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori