Danilo iu bashkua Juventusit nga Manchester City në marrëveshjen e shkëmbimit me Joao Cancelo në vitin 2019.

Mbrojtësi brazilian e pranon që i pëlqen Anglia, por edhe në Itali ndjehet shumë mirë.


"Sot, unë jam i kënaqur me përvojat që kam pasur. Unë kam mentalitetin e duhur dhe mund të qëndroj këtu për një kohë të gjatë, edhe nëse ndihem më shumë anglez”.

Bologna FC v Juventus Serie A 13de63a896286e5ccc0079e4c8d459fe

“Mançesteri ishte perfekt për mua, por Torino ka qenë një surprizë e madhe”, deklaroi ai.

Bayern Munich donte të nënshkruante me brazilianin gjatë verës, por si Danilo ashtu edhe Juventus refuzuan çdo ofertë nga Gjermania.

danilo juve 2108 epa

“Nuk doja [t’i bashkohesha Bayernit] dhe për fat, Juventus donte të njëjtën gjë. Ky është vendi i duhur për mua”, deklaroi ai. /Telegrafi/

telegrafi sport app