Dani Olmo konfirmon se po largohet nga Gjermania – ku po shkon ylli spanjoll?

Ylli i Spanjës dhe RB Leipzig, Dani Olmo e ka bërë të qartë se ai po konsideron një lëvizje këtë verë, dhe madje la të kuptohet se mund të mos luajë më në Gjermani.
26-vjeçari ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij me vlerë 60 milionë euro, por ajo skadon më 20 korrik dhe nuk ka pasur asnjë sugjerim që ndonjë skuadër të lëvizë për ta aktivizuar këtë javë, pavarësisht cilësisë së tij të dukshme. Duke folur për Marca në kampusin e tij të shkollës së futbollit, Olmo zbuloi se ai tashmë ua kishte bërë të qartë qëllimet e tij agjentëve.
“Do të shohim, dje festuam gjithë ditën dhe tani jam në kampus. Njerëzit që merren me këtë tashmë e dinë se çfarë dua të bëj. Nuk e di nëse do të vazhdoj në Gjermani, të shohim. Dua të jem në një vend ku më vlerësojnë dhe më duan dhe ajo që dua të bëj është të fitoj. Ka disa opsione, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.
“Ajo që dua është një projekt ambicioz dhe dua të fitoj tituj”.
Ai u pyet gjithashtu nëse mendonte se Hansi Flick po ndërtonte një projekt fitues në Barcelonë, por Olmo tha se ai ishte fokusuar në Euro dhe kishte pak ide. Ndërkohë ai kishte edhe fjalë lavdëruese për Lamine Yamal, përpara se të thoshte se Nico Williams do të përshtatej në çdo klub që dëshiron të bashkohet.
“Unë mendoj se Nico përshtatet në çdo ekip në botë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe gjithashtu një person i madh. Ai duhet të vendosë se çfarë është më e mira për të dhe unë do të jem i lumtur për të çfarëdo që të bëjë”, ka shtuar më tej ai.
Olmo ka qenë shumë i lidhur me një lëvizje dhe me paraqitjet e tij në Euro 2024, ky interesim vetëm do të jetë rritur. Bayern Munich është një nga disa skuadra që janë lidhur me të, por komentet e Olmos sugjerojnë se ai mund të jetë më i interesuar për një largim nga Bundesliga.
Njëlloj, Barcelona me sa duket e konsideron atë si një alternativë ndaj Williams, ndërsa me interes janë edhe Manchester United, Manchester City dhe Liverpool nga Liga Premier. Këtë javë BILD ka raportuar gjithashtu se Atletico Madrid është në garë për Olmon, por kjo mbetet e pavërtetuar deri më tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Momente të tilla rrallë i shihni në futboll: Tifozi i Benficas tentoi "ta blinte" gjyqtarin me 50 euro

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame