Dani Alves, i përkushtuar si predikues: Duhet të keni besim, unë jam dëshmi e tij

Dani Alves u shpall i pafajshëm për akuzën e sulmit seksual nga Gjykata Supreme më 28 mars 2025.
Ish-lojtari brazilian më parë ishte dënuar me katër vite e gjysmë burg.
Tani, i lirë dhe pa akuza, ai jeton një jetë të përkushtuar te Zoti, dhe ditëve të fundit disa video të tij si predikues evangjelist në një kishë në Girona janë përhapur në rrjetet sociale.

Në një nga fjalimet e tij, ai thotë: “Duhet të keni besim, vëllezër të mi, unë jam dëshmi e tij".
Me mikrofon në dorë dhe me një qëndrim energjik, Alves insiston mbi besimin e tij të plotë në Jezu Krishtin.
Ai shton: “Ajo që premton Zoti, Zoti e përmbush. I thashë, Zot, bëj një besëlidhje me ty. Do të të shërbej, por ti kujtohu shtëpisë sime. Ti preke zemrat".
“Mund të bëheni të famshëm, mund të bëheni të pasur… mund të jeni çfarë të doni në jetën tuaj, sepse jeni të rinj. Aspironi gjëra të mëdha, unë besoj në gjëra të mëdha".
Ai paralajmëron për rreziqet e largimit nga rruga e Jezusit: “Por mos u largoni nga rruga juaj te Jezusi. Sepse nëse largoheni nga rruga te Jezusi, do të hyni në errësirë, ashtu si hyra unë”.
Një moment tjetër i kapur nga rrjetet sociale tregon Dani Alves duke bërë të qartë se Jezusi dëgjon të gjithë njësoj.
“Mos mendoni se Zoti që është atje është larg nga ju që jeni këtu”, thotë ai. /Telegrafi/

























































