Trajner i Dukagjinit, Armend Dallku, ka thënë folur pas humbjes nga Drita me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës.

Sipas timonierit të Dukagjinit, skuadra e tij luan gjithmonë për fitore, por i duhet kohë pasi ka pasur shuë ndryshime.


“Në pjesën e parë nuk mundëm të dilnim në lojën tonë. Rregulluam më shumë në pjesën e dytë sepse kishim telashe në mesfushë. Lojtarët kundërshtarë na shkaktuan probleme në disa momente, ndërsa pranuam gol që nuk duhet pranuar”.

300011317 587242939518110 1391237992469467667 n

“Po shihet që ndryshimet janë evidente. Ne çdoherë në stërvitje tentojmë të përmirësojmë diçka, por ndryshimet duan kohë. Në çdo lojë, Dukagjini luan për rezultat maksimal, pavarësisht kundërshtarit”.

“Shpresojmë që të këndellemi sa më shpejtë e të mos e kemi ngërçin e rezultateve. Edhe fusha na e bëri më të vështirë për shkak të shiut të madh”, ka thënë Dallku.

Armend Dallku

Dukagjini mbetet pa pikë në dy javët e para. /Telegrafi/

telegrafi sport app