Dallimet në mes të tretmanit me keratinë dhe drejtimit të përhershëm të flokëve

Mr.Ph. Krenar Dobroshi
Farmacist & Magjistër për kozmetikë
Qendra estetike-kozmetike “Estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
Këtu po ju paraqesim disa nga ndryshimet në mes të këtyre dy tretmanëve.
Drejtimi/Fenirimi afatgjatë
Kohëzgjatja: Jep rezultate afatgjate deri në një vit, por nënkuptohet që me rritjen e flokëve, afër rrënjës duhet të riaplikohet sepse humb efektin. Shumica kanë nevojë t’i riparojnë rrënjët çdo 6- 8 muaj, që kushton më pak.
Gjendja e flokëve: Zakonisht ngjyrosja nuk preferohet në flokë të dëmtuara apo në të cilat janë aplikuar kimikale afatgjate. Stilisti ju sugjeron se si duhet trajtuar flokët pas tretmanit.
Çmimi: Varet nga kualiteti i produkteve dhe nga stilistja. Është pak më i kushtueshëm se tretmani me keratinë. Preferohet të bëhet nga profesionalistët dhe mos të eksperimentohet me stilist të papërvojë për çmim më të ulët.
Tretmani me keratinë
Kohëzgjatja: Tretmani zgjatë deri në 4 muaj. Në krahasim me drejtimin afatgjatë, tretmani me keratinë duhet të riaplikohet çdo 3-4 muaj nga rrënja deri në fund, sepse me kohë keratina humb efektin duke u shpërlarë nga flokët.
Gjendja e flokëve: Ngjyrosja mund të aplikohet para dhe pas tretmanit, nuk paraqet ndonjë problem.
Mbani mend që substanca ‘Formaldehyde’ nuk duhet të jetë e pranishme në produkte, sepse paraqet rrezik për shëndet.Çmimi: Në krahasim me drejtimin afatgjatë, është më pak i kushtueshëm, por patjetër që varet nga produktet e përdorura dhe përvoja e stilistit. /Telegrafi/




















































