Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Maqedonia e Veriut e ka të nevojshme që të organizojë zgjedhjet presidenciale, pa asnjë parregullsi, pasi kjo, sipas tyre, është njëra nga kushtet themelore që Brukseli i ka vënë vendit, në mënyrë që të marrë datën për bisedime me Bashkimin Evropian.
Megjithatë, ekspertët thonë se sfidë do të mbetet dalja në zgjedhje e 40 për qind të trupit elektoral, që numëron 1 milion e 800 mijë votues. Ata këtë e shohin më të problematike sesa pastrimin e listave zgjedhore, që në vazhdimësi ka nxitur debate, për shkak të dyshimeve se ajo nuk është reale, për një shtet që ka pak më shumë se 2 milionë banorë.
Njohësi i çështjeve politike, Xhelal Neziri thotë se rënia e mbështetjes për partitë më të mëdha politike në Maqedoninë e Veriut, paraqet rrezik për arritjen e pragut prej 40 për qind të daljes në zgjedhje.
“Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë në pushtet, po paguan koston e zgjidhjes së çështjes së emrit, Marrëveshjes me Bullgarinë dhe votimit të Ligjit të gjuhëve. Po ashtu dhe atë të mungesës së rezultateve në sferën e ekonomisë, ndërkohë që OBRM-PDUKM në opozitë ka një krizë të brendshme, një krizë të mungesës së lidershipit, i cili nuk arrin të kontrollojë gjithë strukturën e partisë, njëherësh të kthejë frymën optimiste në këtë parti”.
“Kjo rënie, sa i përket mbështetjes së dy partive politike kryesore maqedonase, mendoj se do të reflektohet në rënien e votave gjatë raundit të dytë dhe me këtë vihet në rrezik suksesi i vetë procesit zgjedhor për kryetar të shtetit”, thotë Neziri.
Ndërkohë, partia maqedonase në opozitë, OBRM-PDUKM, disa herë ka theksuar se do të tërhiqet nga zgjedhjet, nëse procesi zgjedhor ka parregullsi të llojeve të ndryshme.
Por, këtë çështje nuk ka dashur që ta komentojë kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski, megjithëse në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut ka kapacitete që të organizojë zgjedhje në përputhje me standardet e vendeve evropiane.
“Ne, megjithatë, jemi Komision Shtetëror i Zgjedhjeve. Deklaratat politike, nuk do të kishte qenë e përshtatshme që t’i komentojmë. Ne do të përpiqemi si Komision Shtetëror i Zgjedhjeve që ky proces të kalojë me një rend sa më të mirë. Kjo është mirë për ne, kjo është mirë për të gjithë, kjo është mirë për kapacitetin demokratik të shtetit, fundi i fundit”, ka theksuar Derkovski.
Në anën tjetër, Xhelal Neziri thotë se problemi qëndron edhe tek elektorati shqiptar, i cili sipas tij, nuk nxiten mjaftueshëm që të votojnë në zgjedhjet presidenciale.
“Kandidatët të cilët shpalosin platformat e tyre, nuk kanë ndonjë ofertë joshëse për votuesit shqiptarë”, thotë Neziri.
Por, Derkovski thotë se ligji është i qartë, lidhur me daljen në zgjedhje.
“Nëse nuk ka dalje në rrethin e dytë me 40 për qind, nuk plotësohet kushti për zgjedhje të suksesshme. Në atë rast, menjëherë shpallen zgjedhje të reja, përkatësisht kryetari i Kuvendit do të duhet të shpallë zgjedhje të reja. Në ato zgjedhje mund të marrin pjesë edhe kandidatët që tani kanë marrë pjesë, nëse mbështeten nga mbështetësit e tyre, siç është tani rasti – nga grupi i zgjedhësve, ose nga 30 deputetë më së paku ose mund të jenë kandidatë të tjerë. Do të thotë, nuk ka faktor kufizues, në atë kuptim. Megjithatë, menjëherë duhet të shpallen dhe të mbahen zgjedhjet”, thotë Derkovski./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!