LAJMI I FUNDIT:

Dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00, këto janë të dhënat nga shtatë komunat e mëdha të Kosovës

Dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00, këto janë të dhënat nga shtatë komunat e mëdha të Kosovës

Qytetarët e Kosovës që nga ora 07:00 e mëngjesit janë duke e ushtruar të drejtën e tyre të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend.

1 milion e 794 mijë e 862 qytetarë kanë të drejt vote në këto zgjedhje.

Deri në orën 15:00 nga numri i përgjithshme i qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar 567 mijë e 934 qytetarë apo 32,32%.


Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 nga shtatë komunat e mëdha dalje më e madhe e qytetarëve vërehet në Prishtinë e Gjilan.

Kujtojmë se numri i Qendrave të Votimit në të gjithë Kosovën është 888, me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Telegrafi më poshtë ju sjell statistikat e daljes së qytetarëve në shtatë komunat e Kosovës.

Prishtinë 37,73%, Gjilan 34,87 %, Ferizaj 32,43%, Pejë 31,06%, Mitrovicë 30,99%, Gjakovë 27,94% dhe Prizren 26,91%. /Telegrafi/

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 në Prishtinë/Foto: KQZ

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 në Gjilan/Foto: KQZ

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 në Ferizaj/Foto: KQZ

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 në Pejë/Foto: KQZ

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 në Mitrovicën Jugore/Foto: KQZ

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 në Gjakovë/Foto: KQZ

Pjesëmarrja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 në Prizren/Foto: KQZ

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori