Dalin pamjet, si u vra Arbër Bako në burgun famëkeq të Koridhalos në Greqi (Video)

Një gazetë greke ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar momentin e vrasjes së një të burgosuri shqiptar në burgun e Koridhalos.
Sipas gazetës greke, ngjarja ka ndodhur më 14 janar të këtij viti, dhe sikurse duket në pamje, dy persona kanë sulmuar me thika duke e goditur disa herë të burgosurin shqiptar.
Bëhet fjalë për vrasjen e shqiptarit Arbër Bako 36 vjeç. Ky i fundit duket i gjakosur nga godijet me thikë dhe dërgohet me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Sipas artikullit të së dielës në gazetën greke “To Vima”, gardianët e burgut të Koridhalos nuk mundën të parandalonin vrasjen e shqiptarit, edhe pse gjithë skena ndodhi në korridorin e burgut.
KUSH ISHTE ARBËR BAKO
Arbër Bako ishte një emër i njohur për drejtësinë greke dhe për publikun. 36-vjeçari vuante dënimin në burgun e Koridhalos për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 2014. Policia helene e kishte cilësuar shqiptarin si një individ me profilin e një vrasësi serial.
Në muajin nëntor të vitit 2014, Bako qëlloi me kallashnikov në një lokal në Pire duke lënë të plagosur 14 persona. Shqiptari dyshohej gjithashtu si një nga porositësit e vrasjes së mbetur në tentativë të avokatit grek Giorgos Antonopoulos, dhe si nxitës i vrasjes së avokatit tjetër Mixalis Zafeiropoulos. Ky i fundit është vrarë në Tetor të vitit 2017 brenda zyrës së tij në Athinë.
Për vrasjen e avokatit Zafeiropoulos është arrestuar shqiptari Mikel Brahimaj si një nga ekzekutorët dhe në kërkim është bashkëpunëtori i tij Aleksandro Mata. Mikel Brahimaj u kishte thënë hetuesve grekë se për vrasjen e avokatit ishte porositur nga të burgosurit e Koridhalos, njëri prej të cilëve dyshohet të ketë qenë Arbër Bako.
Vrasja e Arbër Bakos është konsideruar nga mediat greke si pjesë e të ashtuquajturës “kontratat e vdekjes”. Ai ka qenë pjesë e mafias që vepron në burgun e Koridhalos, ku vuajnë dënimet shqiptarë e grekë të dënuar për krime të rënda.
14 JANAR 2019
Arbër Bako u vra më 14 Janar 2019 brenda burgut të Koridhalos. Kanë qenë dy të burgosur që qëlluan me thikë 36-vjeçarin, teksa njëri prej tyre e mbante nga krahu dhe tjetri e qëllonte. Autorët janë një 34-vjeçar shqiptar dhe një 25-vjeçar grek.
Sipas mediave greke, Bako dyshohet se e vra për të mos spiunuar bashkëpunëtorët. 34-vjeçari shqiptar kishte pranuar para prokurorëve grekë autorësinë e vrasjes së Arbër Bakos, duke thënë: “Sapo erdhi në qeli më tha: Më vish shapkat dhe më bëj një kafe. Sillej sikur unë të isha shërbëtor i tij. U kujdesa që ato të ishin fjalët e tij të fundit”. /tvklan/
Për të parë videon kliko KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Ka nisur numërimi i votave me kusht - KQZ pret që nesër të përfundojë procesi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës