LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet prekëse ku prindërit i përgjërohen policisë që të ndërhyjnë gjatë sulmit në Texas

Dalin pamjet prekëse ku prindërit i përgjërohen policisë që të ndërhyjnë gjatë sulmit në Texas

Videot e shfaqura në internet shfaqin momentet pikëlluese kur prindërit i përgjërohen policisë me thirrjet “shkoni të shpëtoni fëmijë” gjatë sulmit brenda shkollës në Texas, ndërkohë disa edhe mendonin që të mësynin vetë brenda shkollës.

Pamjet që u shfaqën drejtpërdrejt kapën momentet e ankthit të padurueshëm kur prindërit mësynë drejt shkollës Robb Elementary School në Uvalde të Texas, ku sulmuesi, 18 vjeçi Salvador Ramos, për rreth një orë brenda shkollës vrau 19 fëmijë dhe 2 mësuese.


“Ju e dini se aty brenda ka fëmijë?”, bërtiste drejt policisë një burrë i inatosur brenda njërës nga videot që u siguruan nga Washington Post, transmeton Telegrafi.

“Ata janë fëmijë të vegjël, ata nuk dinë se si ta mbrojnë veten, janë vetëm 6 vjeçar, nuk dinë se si ta mbrojnë veten nga një sulmues. Ne jemi prindër të atyre fëmijëve, nxirreni jashtë sulmuesin e mallkuar”, u pa duke bërtitur dhe përgjëruar një nga nënat e fëmijëve, pasi që një policë e shtyu një nga prindërit pas urdhrave që turma e mbledhur aty të shtyhej prapa. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Kalo në kategori