LAJMI I FUNDIT:

Dalin pamjet e rrahjes së Hristijan Pendikov në Ohër

Dalin pamjet e rrahjes së Hristijan Pendikov në Ohër

Janë publikuar pamjet nga video kamerat e sigurisë nga prokurori i rastit të rrahjes së Hristijan Pendikov në Ohër më 19 janar të këtij viti. Në video shihet se si dy persona rrahin brutalisht dhe sulmojnë Pendikovin, ndërsa një person i tretë vëzhgoi incidentin.

I akuzuari në këtë rast është Ilija Spaseski, i cili përndryshe me profesion është mësimdhënës. Ai akuzohet për sulm urrejtjeje duke shkaktuar lëndime të rënda. Ai u deklarua i pafajshëm në gjykatë.


Pendikov nuk u paraqit në seancë, për shkak të siç tha avokati i tij, problemeve shëndetësore. Ai shtoi se Pendikov ende po trajtohet për lëndimet e tij.

Spaseski akuzohet për ngjarjen e ndodhur më 19 janar, ku është rrahur sekretari i shoqatës “Car Borisi i Tretë” në Ohër, Pendikov, dhe sipas akuzës, sherrit i kanë paraprirë fyerjet në baza kombëtare në një bar./Telegrafi/