Sot pasdite janë ekzekutuar pagat e muajt shkurt për punonjësit në sektorin publik, përfshirë këtu edhe për mësimdhënësit, për herë të parë sipas koeficientit të ri të pagave bazuar në Ligjin e pagave. Këtë e ka konfirmuar kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj theksoi se rreth 100 euro më shumë u kanë dalë në llogaritë bankare mësimdhënësve këtë muaj.
“Pagat kanë dalë. Tashmë mësimdhënësi secili do ta bëjë llogarinë e vet, sepse jo vetëm punëtorët e arsimit, por gjithë të punësuarit në sektorin publik janë marrë me vlerën e koeficientit. Por, atyre ju intereson ta bëjnë dallimin e janarit me pagën e shkurtit, sepse u intereson sa para do të kenë në buxhetin familjar. Besoj se janë bindur se SBASHK-u ka vepruar drejt, se nuk ka insistuar që ligji të shkojë në kushtetuese, ngase në kushtetuese mund të bëhej pezullimi i ligjit dhe ne do të mbeteshim me pagat e janarit. Kështu, siç thotë populli ‘më mirë pak se hiç’ duke mbajtur gjallë shpresën se vlera e koeficientit në të ardhmen do të pësojë ndryshime”, theksoi Jasharaj.
Përkundër që në kohën kur është shqyrtuar Projektligji për pagat, SBASHK-u kishte kërkuar që koeficienti të jetë 120 euro, megjithatë Jasharaj sot thekson se edhe me koeficientin prej 105 euro ka një lëvizje të pagave.
Por, kreu i SABSHK-ut thekson po ashtu se do të insistojnë që koeficienti të jetë 120 euro në të ardhmen.
“Tek një pjesë e mësimdhënësve është lexuar gabim mesazhi ynë i parë. Ne kemi thënë se nuk kemi pritur vlerën e koeficientit 105 e kemi pritur që së paku qeveria të vendosë për një koeficient 120. Mirëpo edhe me vlerën 105 kemi hetuar një ngritje page mesatarisht 100 euro te punëtorët e arsimit, megjithatë ka lëvizje të pagave. Jemi në pritje që qeveria ta mbajë së paku fjalën se e ka dhënë që për vitin e ardhshëm koeficienti të shkojë për 110 euro apo mbase do të krijohen kushte të një dialogu të mirëfilltë dhe do të insistojmë që ky koeficient të jetë 120”, shtoi Jasharaj.
Pagat janë ekzekutuar pas orës 16:00 edhe për zyrtarët policorë dhe administratës publike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Pas arrestimit, pezullohet nga detyra kryeshefi i KEK-ut Nagip Krasniqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert