LAJMI I FUNDIT:

Dalin nga tunelet dhe sulmojnë izraelitët, Hamasi publikon pamjet e betejës së ashpër kundër IDF-së në Rripin e Gazës

Dalin nga tunelet dhe sulmojnë izraelitët, Hamasi publikon pamjet e betejës së ashpër kundër IDF-së në Rripin e Gazës

Militantët e Hamasit kanë publikuar një video të përleshjeve të ashpra me forcat izraelite, që janë futur në Rripin e Gazës.

Siç raporton Times of Israel, bëhet fjalë për betejën që ka ndodhur të dielën, transmeton Telegrafi.


Në fillim të videos, personi që e ka publikuar videon shfaq muxhahedinët e brigadës Al Kasam, e pamjet e filmuara nga droni vëzhgojnë ushtarët izraelitë dhe tanket në enklavën palestineze, të mbledhur në perëndim të pikëkalimit kufitar Erez.

Më pas pamjet ndërpriten dhe vazhdojnë kur kamera vendoset në uniformën e një militanti të Hamasit, ku përkrah tij shihen edhe shumë tjerë të armatosur duke dalë nga tuneli dhe i afrohen forcave izraelite.

Izraelitët publikojnë pamjet – tregojnë momentin “e hedhjes në erë të shtëpisë së liderit të Hamasit”
Lexo po ashtu Izraelitët publikojnë pamjet – tregojnë momentin “e hedhjes në erë të shtëpisë së liderit të Hamasit”

Pjesëtarët e Hamasit hapin zjarr ndaj trupave izraelite dhe fillon beteja e përgjakshme. Times of Israel raporton se në ditët e fundit janë zhvilluar një sërë betejash në Rripin e Gazës, pasi IDF-ja izraelite ka zgjeruar operacionet tokësore.

IDF-ja ka konfirmuar se dy ushtarë izraelitë janë plagosur, derisa nga Hamasit ka dhjetëra të vrarë. /Telegrafi/