LAJMI I FUNDIT:

Daka: Zgjedhjet lokale, sa më herët aq më mirë

Daka: Zgjedhjet lokale, sa më herët aq më mirë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha të mërkurën se data e zgjedhjeve lokale sa më herët të jetë, aq më mirë, pasi zgjedhjet lokale do të kenë edhe balotazh, ku si rrjedhojë certifikimi do të merr kohë dhe procesi mund të vazhdojë edhe pas vitit të ri.

Daka në takimin konsultativ të presidentit Thaçi me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale tha se siç kanë organizuar zgjedhjet parlamentare, KQZ e ka obligim kushtetues t’i organizojë edhe ato lokale, kurdo që ato shpallen.


Kryetarja e KQZ-së kërkoi nga subjektet politike që t’i kenë parasysh të gjitha rrethanat pasi zgjedhjet lokale organizohen në periudhën kur shkohet drejt dimrit, raporton Telegrafi.

Për këtë, Daka kërkoi që data e zgjedhjeve të caktohet sa më herët që është e mundur, pasi në zgjedhjet lokale mund të ketë edhe balotazh, ku procesi i certifikimit mund të shkojë edhe pas dhjetorit dhe mund të kenë problem me buxhetin.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Mitsotakis: Iniciativ provokuese, e paligjshme dhe e palejueshme e presidentes së re të Maqedonisë së Veriut

Politikë
Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Von Cramon kritikoi marrëdhëniet e BE-së me Gjeorgjinë, i reagon zv.ministri Dobra: Sa ndryshon kjo nga ajo po bëni me Serbinë dhe Vuçiqin?

Lajme
MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

MPJ konfirmon se Maqedonia e Veriut do të respektojë marrëveshjen e Prespës

Politikë
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Kalo në kategori