LAJMI I FUNDIT:

Daily Mail: Të mbijetosh në “Londrën e vogël” shqiptare

Daily Mail: Të mbijetosh në “Londrën e vogël” shqiptare

Në qytetin e vogël të Hasit ndodhet një bar që quhet “Britain Resto Longue”, ku janë vendosur foto të Mbretëreshës Elizabeth II, por edhe kabina ikonike e kuqe e telefonit e mbushur me targa të vjetra makinash britanike, çka të bën të mendosh për një çast se je në Londër.

Nëse rreth e qark teje nuk do të shikoje malet e larta, ti mund të ngatërrohesh mjaft lehtë dhe të mendosh se je në kryeqytetin britanik.


Por jo, gaboheni, pasi këtu jemi në Has, qyteti i vogël shqiptar, që ndodhet në verilindje të Shqipërisë, aty ku të duket vetja si në një “Londër të vogël”, një homazh ky për shtetin që ka marrë mijëra prej qytetarëve të saj, përkundrejt planit të qeverisë britanike për të reduktuar numrin e tyre.

Kjo qytezë e vogël me rreth 22 mijë banorë është ndërtuar me paratë e dërguara nga banorët e saj që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe, kjo për një jetë më të mirë.

Në një artikull të Daily Mail, përmenden edhe akuzat e ndërsjella mes dy vendeve tona, ndërsa citon edhe kryeministrin Rama, referuar deklaratave të tij ndaj qeverisë britanike, pas akuzave të kësaj të fundit për një “pushtim” të Britanisë nga emigrantët shqiptarë.

Shumë prej rezidentëve të kësaj zone thonë se ata zgjedhin të shkojnë në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë. Shqiptarët renditen ndër të parët grupime të vogla që kalojnë në masë kufirin nëpërmjet varkave, referuar statistikave të qeverisë britanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori