Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) një tjetër projekt të ri muzikor.

"Huti" mban titullin kënga, të cilën e ka sjell të kompletuar edhe nga ana vizuale.


Ky është projekti i radhës i saj nga albumi i ri "The Absolute Vol.1", nga i cili tashmë ka lansuar disa.

Screenshot 16 10 Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga vetë artistja në bashkëpunim me reperin Elinel, kurse producimi u bë nga Rzon.

Për videon është përkujdesur Fat Gjakova dhe Dilli Studios.

Screenshot 17 10 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo ka bërë një paraqitje të mahnitshme si në klip ashtu edhe në interpretim.

I plotë albumi pritet të lansohet më 25 janar. /Telegrafi/