Artistja e dashur nga publiku shqiptar, Dafina Zeqiri, është parë sot në ambientet e një spitali në Prishtinë, duke ngritur dyshime se momenti i shumëpritur i ardhjes në jetë të fëmijës së saj mund të ketë mbërritur.

E veshur me thjeshtësi dhe qetësi në fytyrë, Dafina ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshnik Krasniqi, i cili nuk iu nda për asnjë çast.


Pamjet e publikuara nga Prive tregojnë çiftin teksa hyjnë në institucionin shëndetësor.

Foto: Screenshot

Edhe pse nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nëse bëhet fjalë për lindjen e fëmijës së tyre të parë, prania e këngëtares në spital në këtë fazë të shtatzënisë lë të kuptohet se dita e madhe mund të jetë shumë afër.

Kreshniku, i cili prej kohësh është pjesë e pandashme e jetës së Dafinës, është parë gjithmonë pranë saj, duke e mbështetur në çdo hap.

Ndërsa fansat e saj presin me padurim lajmin zyrtar për ardhjen në jetë të foshnjës, duket se për Dafinën ka filluar tashmë një periudhë e re plot emocione, sfida dhe dashuri të pakushtëzuar, ajo e mëmësisë. /Telegrafi/