Dafina Neziri, tashmë emër shumë i njohur për të gjithë ne, momentalisht është njëra nga grimeret më të kërkuara në trojet shqiptare dhe jo vetëm.

Grimerja, e cila ka shkollën profesionale të 'Make Up-it' në Prishtinë 'Kryolan Kosova', tash e sa kohë është duke bërë bujë me punën e saj të mahnitshme, duke sjellë gjithnjë trendet e fundit në grim.


Marrë parasysh punën e gjatë dhe të suksesshme, ajo ka arritur të grumbullojë fansa të shumta në rrjetet sociale, të cilët ndjekin çdo aktivitetet të saj, madje së fundmi po ndiçet edhe nga shumë yje botërore, e mbi të gjitha puna e saj është komentuar edhe nga kompania e superyllit, Kylie Jenner, 'Kylie Cosmetics'.

75285819 1867120293433036 2294562887496105984 n Grimerja Dafina Neziri pjesë e MTV EMA 2019

Se është e kërkuar gjithandej, kjo u vërtetua javë më parë, ndërsa ishte e pranishme për realizimin e 'Make Up-it' në një event aq të rëndësishëm, siç është 'MTV EMA'.

E njëjta ishte prezente në evenimentin ‘MTV EMA 2019’ që u zhvillua në Sevilla të Spanjës, për të grimuar shumë artistë, e në mesin e tyre ishte edhe reperja Loredana Zefi, me të cilën bashkëpunon prej vitesh.

Me këtë rast, Neziri ishte takuar edhe me futbollistin Cristiano Ronaldo, këngëtaren Ava Max e po ashtu edhe yllin amerikan, Nicole Scherzinger.

75485913 967695360231263 7871254132357595136 n Dafina Neziri takoi Nicole Scherzinger në "MTV EMA 2019"

Dafina, e cila jetoi deri në moshën 18-vjeçare në Gjermani, solli frymë të re të grimit në Kosovë.

Biondja gjithashtu është udhëheqësja e Krylon Kosova, aty ku solli edhe përvojën e saj shumëvjeçare si 'makeup artiste', sukseset e së cilës veç sa shkojnë e shtohen çdo ditë e më shumë. /Telegrafi/

75521772 473862493250584 767761430345678848 n 1 Dafina Neziri takoi Cristiano Ronaldon në MTV EMA 2019

78335223 2415722058539427 2323804085704196096 n 1 Dafina Neziri takoi Ava Max në MTV EMA 2019