LAJMI I FUNDIT:

Daçiq urdhëron ministrat serbë: Me ndërkombëtarët, gjithmonë të flisni për Kosovën

Daçiq urdhëron ministrat serbë: Me ndërkombëtarët, gjithmonë të flisni për Kosovën
epa05864392 The leader of the Socialist Party of Serbia Ivica Dacic (coalition partner of Serbian Progressive Party) speaks during a campaign rally of Serbian Progressive Party candidate for the Serbian presidency, Aleksandar Vucic in Nis, southern Serbia, 22 March 2017. Aleksandar Vucic held a pre-election rally in front of about 8,000 supporters in Nis. Presidential election is scheduled to take place on 02 April 2017. EPA/Djordje Savic

Ministrat serbë janë udhëzuar t’i kushtojnë vëmendje të veçantë problemit të Kosovës gjatë çdo takimi me kolegët e tyre ndërkombëtarë.

Siç shkruan gazeta beogradase “Vecernje Novosti”, kjo veçanërisht ka të bëjë në takimet me zyrtarët e atyre vendeve që supozohet se janë në gjendje të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Serbia, sipas gazetës, aktualisht nuk ka kontratë me ndonjë agjenci lobimi që do të përfaqësonte interesat e vendit në raport me Kosovën, por ky opsion nuk përjashtohet në të ardhmen,përcjell Telegrafi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, tha se 173 vende kanë nënshkruar marrëveshje lobimi me agjencitë amerikane dhe vlerësoi se është e qartë se bota moderne po funksionon në këtë mënyrë.

“Ju vetëm duhet ta bëni transparente mënyrën se si bëhet kjo dhe mendoj se duhet të lobojmë për interesat tona atje ku merren vendimet”, tha Daçiq.

Gazeta serbe, duke u thirrur në të dhëna nga Shtetet e Bashkuara, shkruan se Qeveria e Serbisë nga viti 2006 deri në vitin 2008 i ka paguar gjithsej 800 mijë dollarë agjencisë “Barbour Griffith&Rogers”. Daçiç ka thënë të enjten se Qeveria serbe nënshkroi një kontratë me “Grupin prej 30 pikash strategjike” në vitin 2008, me një pagesë mujore prej 42 mijë dollarë amerikanë. Ai tha se në vitin 2011, ministri Vuk Jeremiq nënshkroi një marrëveshje lobimi me “Podesta Group” për 100 mijë dollarë në muaj, bazuar në një vendim të qeverisë.

“Po flas për kontratat zyrtare që janë nënshkruar. Agjencisë së parë i janë  paguar 1.4 milion dollarë, kurse 900 mijë dollarë i janë dhënë “Podesta Group”, tha Daçiq.

Shefi i diplomacisë serbe  vuri në dukje se “Podesta Group” vetëm disa muaj më vonë nënshkroi kontratë  me Prishtinën, sipas së cilës duhej të vepronte drejtpërdrejtë kundër interesave të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori