LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Me sanksione kundër Rusisë, Serbia do ta dëmtonte veten

Daçiq: Me sanksione kundër Rusisë, Serbia do ta dëmtonte veten

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se sikur Serbia t’i vendoste sanksione Rusisë, për shkak të agresionit në Ukrainë, ajo “nuk do ta dëmtonte Moskën, por interesat e veta”.

Daçiq tha se Rusia po ndihmon në “mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë”, sepse, sipas tij, ajo nuk po e lejon Kosovën që të “kalojë” në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.


“Rusia është i vetmi vend që do të vendosë veto ndaj njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërsa vendet perëndimore nuk do ta tërheqin njohjen, por do të vazhdojnë ta shtyjnë tutje. A ia vlen që ne t’i vendosim sanksione Rusisë? Me to nuk do ta dëmtonim Rusinë, por veten”, tha Daçiq për Televizionin Prva të Serbisë, shkruan rel.

Ai shtoi se në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia ka marrë përsipër që gradualisht ta harmonizojë politikën e saj të jashtme dhe të sigurisë me BE-në, por shtoi se Beogradi “do të harmonizohet menjëherë” nëse bëhet nesër anëtar i BE-së.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, e kanë harmonizuar politikën e sanksioneve kundër Rusisë me Bashkimin Evropian.

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në BE që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.
Sanksionet perëndimore kundër Rusisë, përveç tjerash, godasin: sektorin bankar dhe financiar, median, transportin ajror, energjinë, ushtrinë dhe teknologjinë e lartë.

Më 2 mars, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Serbia i është bashkuar dënimit të pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes.

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Shtëpia e Bardhë: Presidenti iranian 'kishte gjak në duart e tij'

Disa vende të NATO-s

Disa vende të NATO-s "po lobojnë për më shumë guxim" kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Ukraina bombardon portin ku është zhvendosur flota ruse e Detit të Zi

Botë
Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Ukraina është e vetëdijshme se lufta do të përfundojë me negociata, thotë zyrtari i lartë i sigurisë ukrainase

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Sllovakët mbledhin miliona euro për Ukrainën dhe kundërshtojnë qëndrimin pro-rus të qeverisë së tyre

Evropa
Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Biden kritikon kërkesën e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për urdhër-arrest ndaj liderit dhe zyrtarëve izraelitë

Botë
Kalo në kategori