LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Fitore diplomatike e Serbisë lidhur me ushtrinë e Kosovës

Daçiq: Fitore diplomatike e Serbisë lidhur me ushtrinë e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se ka qenë prezent gjatë bisedës telefonike të Kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me ç’rast Vuçiq i ka thënë se qëllimi i pushtetit në Prishtinë është themelimi i ushtrisë dhe se një gjë e tillë paraqet rrezik jo vetëm për serbët në Kosovë, por edhe për paqen në tërë rajonin.

Siç raporton gazeta beogradase “Blic”, Daçiq ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka thënë kryeministrit serb, se Prishtina do ta humb çdo përkrahje në qoftë se ndërmerr një hap të tillë, transmeton Telegrafi.
Kjo është një fitore e madhe diplomatike për Serbinë”, tha Vuçiq.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, që ka zhvilluar gjatë ditës biseda telefonike edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin, Isa Mustafa.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, Stoltenberg ka shprehur “shqetësimet për propozimin për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”. /Telegrafi/