LAJMI I FUNDIT:

Daçiq: Demarkacioni është propozimi zyrtar i Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës!

Daçiq: Demarkacioni është propozimi zyrtar i Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës!

Propozimi i Beogradit në negociatat me Prishtinën është edhe çështja e demarkacionit, ka thënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Daçiq u pyet nga një gazetar se nëse qëndrimi zyrtar i Beogradit për të zgjidhur çështjen e Kosovës është për të diskutuar demarkacionin, tha: “Po, në një mënyrë të tillë mund të zgjidhim problemin tonë, kjo është oferta jonë zyrtare”, ka thënë Daçiq.


Ai gjithashtu ka vënë në dukje se një linjë e mundshme e ndarjes ende nuk është “vizatuar”.

Daçiq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në parim, e ka dhënë idenë e demarkacionit dhe se është e vetmja mënyrë realiste për të ardhur deri në një kompromis, por se kjo ide nuk është zhvilluar në dialog.

I pyetur se çfarë ishte demarkacioni i propozuar nga Vuçiq, Daçiq tha se kjo ishte vetëm një ide që duhet të vinte në agjendë dhe të materializohej.

“Mund të ketë ide të tjera për të cilat mund të arrihet një kompromis”, ka shtuar Daçiq.

I pyetur se ku do të ishte kufiri, ai tha – “aty ku të merremi vesh, ku do të ishte e pranueshme për njërën dhe palën tjetër”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori