LAJMI I FUNDIT:

Dacia Duster bëhet i pa rezistueshëm me ndërrues automatik! (Foto)

Dacia Duster bëhet i pa rezistueshëm me ndërrues automatik! (Foto)

Dacia sjell modelin e parë të SUV me opsionin e ndërruesit automatik të shpejtësive, i cili e bën dallimin në rrugë, sidomos neper trafikun e dendur të vendeve tona.

Ky model që shitet në mbi 400,000 njësi në vit, është bë pjese e pandashme e familjeve nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania e shumë vende tjera. Meqën tregu shqiptar është fanatik për automatiket, Dacia Duster do të marrë një kuptim edhe me të veçant tani në Kosovë pas 5 viteve dhe qindra njësive të shitura me versionin manual.


Dacia qëndron besnik në konceptin e vet të krijimit të veturave funksioanle dhe të qëndrushme, ku me këtë ideologji ka bërë miliona klientë për vete. Dhe si e tillë, kërkesa për automatik, e bëne Dusterin veturën SUV të paren nga Dacia në versionin automatik.

Dacia Duster në versionin automatik tanimë i tesutar nga shumë gazetar profesionist ka marrë kritikat me pozitive pasiqë përdorë ndërruesin EDC të familjes RENAULT, bashkë me të gjitha atributet e veta tjera të njohura, duke përfshirë motorin ekonomik 1.5 dCi dhe deri në 7 vjet garancion.

Duster fillon nga 12,690 euro dhe ofrohet me promocionin e shumë-kërkuar të kohëve të fundit, përkatësisht fushatën me 5’she, e cila përfshin 5 vite garancion, 5 servisimet e para falas, 5% normë interesi për autokredi, 5 vjet asistencë rrugore, dhe 5 aksesorë falas.