Dita e enjte shënoi 75 vjetorin që nga D-Day, dita kur trupat aleate zbarkuan në plazhet e Normandisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Thënë shkurt, më 6 qershor të vitit 1944, afërsisht 160,000 trupa zbarkuan në Normandi, Francë.
Sipas një shkrimi të Business Insider, përcjell Telegrafi, D-Day përfshiu koordinimin e habitshëm mes forcave aleate. Mbi 13,000 paratrupa zbarkuan pas linjave të armikut përpara agimit. Rreth orës 06:30, vala e parë e trupave të sulmit goditi plazhin.
Një ngjarje e tillë vlerësohet një nga momentet më të rëndësishme në luftë dhe thuhet se përfaqësonte një nga reagimet më të mëdha në historinë botërore.
Gjithashtu, D-Day shënoi një kthesë në luftën kundër Gjermanisë naziste, e cila do të dorëzohej më pak se një vit më vonë, në maj të vitit 1945.
Por kjo nuk ishte aspak një fitore e lehtë dhe kushtoi shumë, përfshirë edhe jetë të shumta njerëzish: afërsisht 22,000 trupa aleate u vranë ose u plagosën vetëm më 6 qershor.
Atë ditë, dhe në shtatë dekada e gjysmë që prej asaj kohe, udhëheqësit botërorë kanë dhënë fjalime legjendare rreth D-Day – duke përfshirë edhe në plazhet e njollosura me gjak, aty ku ndodhi e gjitha.
Këtu janë pesë nga fjalimet më të fuqishme në D-Day.
Në një transmetim në radion kombëtare të transmetuar më 6 qershor 1944, Presidenti Franklin D. Roosevelt i kërkoi amerikanëve t’i bashkohen atij në lutje për forcat aleate: “Ata nuk luftojnë për epshin e pushtimit, luftojnë për t’i dhënë fund pushtimit, luftojnë për të çliruar”.
Ndërsa gjenerali Dwight Eisenhower, komandanti suprem i Forcave të Ekspeditës Aleate që më vonë do të bëhej president i SHBA-së, u dërgoi një shënim ushtarëve amerikanë më 5 qershor 1944, për t’i inkurajuar ata para se të shkonin në betejë.
“Ju jeni gati të hyni në Kryqëzatën e Madhe, për të cilën kemi luftuar shumë muaj. Sytë e botës janë mbi ju. Shpresa dhe lutjet e njerëzve me dashuri lirie kudo marshojnë me ju”, kishte thënë ai.
Veç këtyre, në ditët e tensionuara të Luftës së Ftohtë, presidenti Ronald Reagan më 6 qershor të vitit 1984, përkujtoi përvjetorin e 40-të të D-Day me një fjalim të fuqishëm në vendin e pushtimit: “Vendi është i vlefshëm për të vdekur dhe demokracia gjithashtu, sepse është forma më e nderuar e qeverisjes, e menduar ndonjëherë nga njeriu”.
Dhe në listën e fjalimeve nuk do të mund të mungonte edhe ai i presidentit Barack Obama.
Ai më 6 qershor të vitit 2014, përkujtoi 70 vjetorin e D-Day në Beach Omaha me një fjalim që tregoi pse mijëra ushtarë amerikanë luftuan atë ditë.
“Çfarë manifestimi më të fuqishëm të angazhimit të Amerikës ndaj lirisë njerëzore mund të ketë sesa shikimi i të rinjve që hipin në ato anije për të çliruar njerëzit që nuk kishin takuar kurrë?”, kishte thënë Obama.
Ndërsa Mbretëresha Elizabeta II që ishte 18 vjeçe në D-Day, më 5 qershor 2019, një ditë para 75 vjetorit të pushtimit, pasqyroi ditën dhe gjeneratën e burrave dhe grave që e kaluan atë përvojë.
“Kur mora pjesë në përkujtimin e 60-vjetorit të kësaj dite, disa mendonin se kjo mund të ishte ngjarja e fundit e tillë, por brezi i luftës, brezi im, është i qëndrueshëm”, tha Mbretëresha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Goditja e objekteve bërthamore të Iranit në tavolinë, thotë ish-drejtori i Mossadit
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi – si u kap në momentin e fundit prej punonjësve
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Zgjedhjet parlamentare në Kroaci, Exit Poll: Plenkoviq fiton kundër Milanoviqit
Pas një fjalosje me prindërit, vendosi të jetojë në një gropë: Ka dy dhoma, ngrohje, Wi-Fi dhe shumëçka
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit - Britania beson se izraelitët do t'i hakmerren iranianëve
Ushtria ruse tërhiqet nga rajoni i Nagorno-Karabakh
David Cameron: Është e qartë se Izraeli ka marrë një vendim për t'u hakmarrë ndaj Iranit
Turqia ka një mesazh për Iranin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE