Edhe pse Tesla Cybertruck tërheq vëmendjen vetë nga dizajni i tij unik, shumë pronarë dëshirojnë t’i japin një prekje personale karrocerisë prej çeliku inox.
Edhe pse foliet ‘vinili’ kanë qenë zgjedhja kryesore për personalizim deri më tani, kompania Cybertruck Covers ka prezantuar një alternativë më të thjeshtë dhe më fleksibile – foliet magnetike të ripërdorshme, të cilat mund të vendosen ose hiqen brenda pak minutash.
Ndryshe nga foliet tradicionale, të cilat kërkojnë instalim profesional të kushtueshëm dhe janë të vështira për t’u hequr, këto folie magnetike duket se janë shumë më të lehta për t’u përdorur. Ato mund të ndërrohen me ngjyra të ndryshme, të ripërdoren dhe të aplikohen në shtëpi pa mjete të veçanta. Në thelb, ofrojnë një mënyrë të shpejtë dhe efektive për të freskuar pamjen e Cybertruckut. Disavantazhi është se skajet mbeten të ekspozuara, ndryshe nga foliet tradicionale.
Cybertruck Covers do të ofrojë folie magnetike në një gamë të gjerë ngjyrash, duke përfshirë të bardhë, të zezë, blu, jeshile, ari shkretëtire, rozë-ar, bakër, portokalli, të kuqe dhe madje edhe folie që ndryshojnë ngjyrë.
Këto folie janë të dizajnuara për t’u përshtatur me çdo pjesë të karrocerisë së Cybertruck, ndërsa skajet e mprehta të mjetit ndihmojnë për të fshehur zonat e ekspozuara përgjatë nyjeve të paneleve.
Produkti ende nuk ka arritur te konsumatorët, por Cybertruck Covers ka ndarë foto të prototipit në rrjetet sociale. Në një video të shkurtër, shihet se si një folie magnetike e bardhë rrëshqet lehtësisht mbi pjesën e përparme të kamionit, ndërsa instaluesi e rregullon me kujdes rreth shiritit të dritave.
Kompania pohon se prototipi është testuar në kushte të “ftohta, me shi dhe erë të fortë me shpejtësi rreth 134 km/h” dhe se foliet magnetike “qëndruan të paprekura në mënyrë perfekte”.
Sa i përket çmimit, një set i plotë me folie magnetike kushton 2000 dollarë, pavarësisht ngjyrës, ndërsa mbrojtësi i panelit të përparmë është në dispozicion për 195 dollarë. Kjo është dukshëm më e lirë krahasuar me foliet zyrtare të vinilit të Tesla-s për Cybertruck, të cilat në disa qendra shërbimi kushtojnë rreth 4500 dollarë, ndërsa foliet mbrojtëse PPF mund të arrijnë mbi 7500 dollarë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Senatorët amerikanë duan të shfuqizojnë lehtësimet tatimore për automjetet elektrike

Zbulohet numri i makinave elektrike të shitura në mbarë botën në janar

Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?

Një familje supozohet se është filmuar duke fjetur teksa makina e tyre ecën vetë në një autostradë në Kinë

Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame