Risku në vendin e punës, dhe mënyra se si bëhet vlerësimi i riskut në vendin e punës ishte tema që u diskutua në emisionin “Përballje ditore” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi. Gjithashtu në emision është diskutuar edhe për atë se a bëhet vlerësimi i riskut të punës vetëm për sigurinë në punë apo edhe për shëndetin.
Në lidhje me vlerësimin e riskut në vendin e punës, dhe mënyrën se si bëhet ky vlerësim ka folur Minir Curri, nga kompania për vlerësim të riskut, B&M, i cili tha se është me rëndësi që të bëhet vlerësimi i riskut në vendin e punës, i cili siç shpjegoi ai bëhet në mënyrë kuantative dhe kualitative. E para që bëhet në kompani të mëdha më shumë punëtor, dhe e dyta që bëhet për një vend të caktuar pune.
Curri tha se ka edhe vlerësime të risqeve gjenerale, ku natyra e punës në disa sektorë është i njëjtë, bëhet vlerësimi i riskut gjeneral për ato vende pune.
Ai u shpreh se në Kosovë, vonë ka filluar të praktikohet vlerësimi i riskut në vendin e punës, kurse nga punëdhënësit fillimisht u konsiderua si taksë shtesë nga shteti, duke mos qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij vlerësimi.
“Fillimisht për punëdhënësit, vlerësimi i riskut është konsideruar si një taksë nga shteti që po u bëhet, në mungesë të kulturës që ai e ka për detyrë që së paku në çështje morale me e ba vlerësimin e riskut për një pozitë pune, që ta dinë se nga çka atakohet ai punëtor”, tha Curri.

Curri tha se vlerësimi i riskut në vendin e punës nuk mund të bëhet vetëm një herë, por në varësi se si zhvillohet kompania.
“Vlerësimi i riskut është një çështje gjithmonë evoluon, në varësisht prej zhvillimeve të kompanisë. Mund të ketë ndryshim në punëtor, në makineri, në lëndët e para, mund të ketë edhe ndryshim për kemikate të ndryshme që ai përdorë për atë vend pune. Vlerësimi i riskut është diçka që avancohet në varësi si zhvillohet kompania. Ka një vetëdijesim te kompanitë e mëdha, që janë serioz, ndërsa te kompanitë e mesme e të vogla ende e konsiderojnë këtë si një presion nga inspektorati i Punës, i cili është i vetmi organ që po i shtynë sendet përpara. Vlerësimi i riskut gjithmonë duhet të avancohet, mënyra e avancimit duhet të behet me trajnime të ndryshme”, tha Curri.
Sa i përket vlerësimit të riskut në aspekt shëndetësor, Curri tha se është çështje e cila ka mbetur në hije, pasi ai tha se mungon edhe laboratori për të analizuar kemikatet që mund të jenë të dëmshme në vendet e punës.
“Fatkeqësisht në Kosovë, çështja e vlerësimin të riskut në aspekt shëndetësor është në hije, pasi bëhet vetëm në aspekt fizik e mekanik, faktor të ndryshëm të ambientit nëse godasin punëtorin. Në aspektin e shëndetit në punë është paksa problematike, pasi në mënyrë ligjore, nuk e kemi aprovuar një listë të sëmundjeve profesionale, dhe punëdhënësit nuk kanë filluar të plotësojnë formularët, për prezencën e sëmundjeve profesionale, dhe nuk kemi laborator të akreditim për analizim të kemikateve”, u shpreh curri.
Ai tha po ashtu që nuk mund të nënvlerësohet risku në punë, sado i vogël që është, pasi një risk i vogël mund të jetë edhe fatal në raste të ndryshme.
Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës