LAJMI I FUNDIT:

Çuditë e viti 2021: Shkencëtarët mësojnë spinaqin të dërgoj ‘e-mail’

Çuditë e viti 2021: Shkencëtarët mësojnë spinaqin të dërgoj ‘e-mail’

Mund të tingëllojë si diçka nga një film fantastiko-shkencor, por shkencëtarët kanë arritur të krijojnë bimë spinaqi të cilat janë të afta të dërgojnë ‘e-mail’.

Përmes nanoteknologjisë, inxhinierët në MIT në SHBA kanë transformuar spinaqin në sensor të aftë për të zbuluar materiale shpërthyese. Këto bimë janë në gjendje të transmetojnë pa tel këtë informacion përsëri te shkencëtarët.

Kur rrënjët e spinaqit zbulojnë praninë e nitroaromatikës në ujërat nëntokësore, një përbërje që shpesh gjendet në eksplozivë si minat e tokës, nanotubat e karbonit brenda gjetheve të bimës lëshojnë një sinjal. Ky sinjal lexohet më pas nga një aparat fotografik infra i kuq, duke u dërguar një alarm me ‘e-mail’ shkencëtarëve, shkruan Euronews.


Ky eksperiment është pjesë e një fushe më të gjerë kërkimore që përfshin inxhinierinë e përbërësve dhe sistemeve elektronikë në impiante. Teknologjia është e njohur si “plant nanobionics”, dhe është në mënyrë efektive procesi i cili u jep bimëve aftësi të reja.

“Bimët janë kimistë shumë të mirë analitikë”, shpjegon profesori Michael Strano i cili drejtoi kërkimin. “Ato kanë një rrjet të gjerë rrënjësor në tokë, kështu vazhdimisht po marrin mostra nga ujërat nëntokësore dhe kanë një mënyrë për të vetë-fuqizuar transportin e këtij uji lart në gjethe”.

“Ky është një demonstrim i ri se si e kemi kapërcyer barrierën e komunikimit bimë / njerëz”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Egjipti ka humbur titullin si vendi më i vizituar: Një destinacion që bën para përrallore nga turistët është në fron

Çfarë të vizitosh
Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

A e dini se...
Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Warren Buffett: “Para se të vdisni, pavarësisht sa para keni, kështu duhet ta ndani pasurinë tuaj”

Lifestyle
Merkuri hyn te Peshqit më 14 shkurt dhe do të qëndrojë në këtë shenjë deri më 16 Prill

Merkuri hyn te Peshqit më 14 shkurt dhe do të qëndrojë në këtë shenjë deri më 16 Prill

Astrologji
Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon shumë për personalitetin tuaj

Pjesa e trupit që lani të parën në dush zbulon shumë për personalitetin tuaj

Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri

Për Ditën e të dashuruarve, vetëm këto pesë shenja do të jenë të lumtura në dashuri

Lifestyle
Kalo në kategori