Një plazh në Irlandë, i cili u zhduk 12 vjet më parë, është rishfaqur brenda natës.

Rërat e Ashleam Bay, në ishullin Achill, u morën nga një stuhi në vitin 2005, duke lënë vetëm gurë dhe pishina shkëmbinjsh.


Por vendasit vunë re kthimin e papritur të plazhit pas një vere kur Uragani Brian goditi bregun irlandez.

Sean Molloy, menaxher i “Achill Island Tourism”, tha për Daily Mail se stuhitë e mëparshme kishin pastruar plazhin nga gurët, para se Brian të rikthente rërën.

2 173

“Ka folklor vendas që shkon pas në kohë me qindra vjet që thotë se ky plazh kthehet çdo shtatë vjet dhe pastaj zhduket”, thotë ai.

“Herën e fundit ai është parë në vitin 2005 dhe qëndroi për pak muaj, përpara se të zhdukej sërish”.

“Unë e kam vizituar plazhin. Ishte hera e parë që zbrisja në atë pjesë të bregut, megjithëse unë kam qenë këtu gjatë gjithë jetës time dhe nuk munda të kuptoj se sa i bukur ishte. Është absolutisht mahnitës, është një vend i preferuar për mua tani”.

Malcolm Cooney, një vendas që ka jetuar në Achill gjithë jetën e tij, tha se gjiri është “gjithmonë i ndryshëm”.

3 133

“Herën e fundit që rëra ishte në të zgjati vetëm një vit,” tha ai. “Para kësaj, kish ndodhur shumë shumë vite më parë”.

Ashleam Bay është vetëm gjashtë kilometra nga Dooagh, e cila pushtoi titujt në maj kur plazhi i saj u kthye pasi ishte zhdukur 33 vjet më parë. / Bota.al/