CSKA Moskow dhe Arsenali kanë barazuar 2-2 në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Evropës.

Skuadra e Arsene Wengerit ka barazuar në udhëtimin e tyre në Rusi, por kanë arritur të kalojnë tutje në gjysmëfinale të Ligës së Evropës falë fitores së thellë në Emirates.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Fedor Chalov (39') dhe Kirill Nababkin (50') për vendasit, ndërsa për Arsenalin shënuan Danny Welbeck (75') dhe Aaron Ramsey (90+).

Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Mohamed Elneny, i cili pas dy asistimeve të bëra u vlerësua me notë 8.5.

Elneny  Elneny ishte më i miri në fushë (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Arsenalit, Petr Cech, i cili pas dy gabimeve u notua me 5.6.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, i cili pati paraqitje të mirë duke u vlerësuar me 7.1. /Telegrafi/ CSKA:

notat arsenali 4 e1523568390796

Arsenal:

notat arsenali 5 e1523568354418

telegrafi sport app