LAJMI I FUNDIT:

Crvenkovski: Maqedonia e Veriut i ka hapur, por nuk i ka filluar negociatat me BE-në

Crvenkovski: Maqedonia e Veriut i ka hapur, por nuk i ka filluar negociatat me BE-në

Aty ku ishim vitin e kaluar, tani jemi pa progres të dukshëm dhe serioz. Kjo nuk vlen vetëm për Maqedoninë, por edhe për vendet e tjera të rajonit. Përjashtim mund të bëjë vetëm Shqipëria, për të cilën është marrë vendimi për fillimin e negociatave. I hapëm, por negociatat nuk i nisëm. Siç janë gjërat, është e vështirë të parashikohet se kur do të ndodhë kjo, tha ish-kryeministri Branko Crvenkovski në debatin e sotëm me temën “Maqedonia e Veriut ndërmjet Ballkanit të Hapur dhe Procesit të Berlinit: a është i mundur anëtarësimi më i shpejtë në Bashkimin Evropian?” organizuar nga Këshilli i Ambasadorëve të Asociacionit për Politikë të Jashtme dhe Ndërkombëtare.

Crvenkovski, i cili është gjithashtu një ish-kryetar shteti, është pesimist rreth zgjerimit të BE-së.


“Kujtojmë se për shkak të metodologjisë së re për zhvillimin e negociatave të propozuar nga Franca, e jo për shkak të vetos bullgare, në tetor 2019, përkundër rekomandimit pozitiv të KE-së, Maqedonia nuk i filloi negociatat me BE-në.

Në këto 3 vite as Serbia dhe as Mali i Zi nuk bënë një hap të dukshëm përpara në procesin e negociatave. Faktet thonë se integrimet e të gjithë rajonit janë në ngërç me hapa të vegjël herë pas here. Për mendimin tim, aktualisht nuk ka vend për një optimizëm më të madh as në vitet e ardhshme. Në BE, veçanërisht te anëtarët e vjetër, qëndrimi po forcohet: fillimisht reforma e BE-së, e më pas zgjerimi”, tha ndër të tjera në debat Crvenkovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori